Messi e vazhdon kontratën

Lionel Messi pritet ta vazhdojë kontratën me Barcelonën gjatë kësaj jave. Sipas mediave spanjolle, futbollisti argjentinas do të bëhet lojtari më i paguar në botë.

Sport

05/05/2014 22:39

Lionel Messi do ta vazhdojë kontratën me Barcelonën shumë shpejtë. 

Sipas mediave spanjolle, përkatësisht të së përditshmes Marca, ylli argjentinas do ta shtyjë bashkëpunimin me gjigantin katalunas gjatë kësaj jave.

Gjatë javës do të bëhen të ditura edhe detajet e kontratës, ndërsa ajo pritet të jetë njëvjeçare, pasi ‘Pleshti’ aktualisht ka kontratë deri në vitin 2018.

Aktualisht, 26 vjeçari paguhet 16 milionë euro në vit, por kontrata e tij do të përmirësohet në aspektin financiar, duke e bërë atë lojtarin më të paguar në botë.