Messi e tregon basketbollistin e preferuar

Stephen Curry i Golden State Warriors, është basketbollisti i preferuar i Lionel Messit.

Sport

25/05/2016 16:40

Curry njihet edhe si Lionel Messi i basketbollit dhe ylli i Barcelonës e ka ndjerë këtë lidhje me basketbollistin amerikan.

“Futbolli do të jetë fokusi im kryesor gjatë kohës sa do të jem në Bay Area, por unë shpresoj që të takohem edhe me Stephen Curryn e Golden State Warrios. Ta shikosh atë duke luajtur është magjike”, u shpreh argjentinasi.

“Të gjithëve iu pëlqen ajo çfarë ai bën, tifozëve të basketbollit, bashkëlojtarëve, rivalëve. Trupat tanë të vegjël madje edhe stili ynë i lojës janëtë ngjashëm”, tha Messi.

“Nëse e shikoni Curryn duke luajtur, ose vetëm duke u ngrohur para ndeshjes, e vëreni marrëdhënien e tij me topin. Edhe unë mundohem ta kem të njejtën lidhje në sportin tim”, tha ndër të tjera Messi.