Messi e Ronaldo janë monstrumë

Daniel De Rossi mendon se Messi dhe Ronaldo janë monstrumë të futbollit, por insiston se nuk ia ka frikën asnjë kundërshtari, teksa po përgatitet për Botërorin e Brazilit.

Sport

25/05/2014 16:46

Daniele De Rossi i ka përshkruar Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon si monstrumë, por thotë se nuk i frikësohet asnjë njeriu në Botërorin e Brazilit.

Përfaqësuesi italian aktualisht po përgatitet të marrë pjesë në Botërorin e tretë, pasi ishte pjesë e Azzurri në triumfin e vitit 2006 në Gjermani dhe në Afrikën e Jugut, katër vjet më parë.

“Nuk jam përballur me Messin apo Ronaldon kurrë në Botëror. Ndoshta, do ta kem mundësinë t’i kem përpara këta monstrumë këtë vit”, deklaroi futbollisti i Romës për Gazzetta dello Sport.

“Nuk besoj se do të përballeshim em ndonjë ekip tjetër pos Brazilit, Gjermanisë, Argjentinës apo Spanjës në gjysmëfinale”, shtoi 30 vjeçari.

“Yjet do të jenë të njëjtit, 6-7 lojtarë të klasit botëror. Po mendoj për lojtarë si Messi e Neymar. Mirëpo, ka edhe lojtarë si Pirlo, Ozil e Iniesta, që po ashtu janë ekstra lojtarë. Iniesta e Xavi janë lojtarët më të mirë kundërshtarë me të cilët kam luajtur”, përfundoi futbollisti i Romës.