Messi e Ronaldo do të vuanin në Serie A

Sulmuesi i Juventusit, Fernando Llorente, beson se Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do ta kishin shumë më të vështirë të shënonin gola në Serie A.

Sport

09/12/2014 08:57

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do ta kishin shumë më të vështirë në Serie A, sipas sulmuesit të Juventusit, Fernando Llorente.

Messi u bë golashënuesi më i mirë në La Ligë, muajin e kaluar, kurse Real Madrid është në formë të shkëlqyeshme falë Ronaldos që ka realizuar 31 gola në 21 ndeshje të këtij edicioni.

Megjithatë, Llorente – i cili u largua nga Athletic Bilbao për në Juventus më 2013 – beson se sulmuesit në fjalë do të vuanin më shumë nëse do të shkëmbenin Spanjën për një karrierë në futbollin italian.

“Messi dhe Ronaldo janë futbollistë nga një tjetër planet”, deklaroi Llorente për “Cope”.

“Por, do të më pëlqente t’i shihja në Itali. Mbrojtjet janë shumë të ngjeshura këtu, me shumë futbollistë prapa murit, andaj do të ishte më e vështirë për ta për të shënuar gola”, u shpreh ai.