Messi e nis me rekord negativ

Lionel Messi nuk e ka nisur aq mirë edicionin e ri në La Liga.

Sport

30/08/2015 23:39

Argjentinasi arriti ta fitojë çmimin si lojtari më i mirë i zgjedhur nga UEFA , por edicioni 2015-16 nuk ka nisur si ai i kaluar.

Është hera e parë pas 8 viteve që Messi nuk ka arritur të realizojë ose të asistojë në dy ndeshjet e para të La Ligas.

Ai në javën e parë e humbi edhe penaltinë në ndeshjen e fituar 0-1 ndaj Athletic Bilbaos.