‘Messi’ e nervozon Ronaldon

Tifozët e Ludogorets Razgrad e provokuan yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo, duke brohoritur emrin e Lionel Messit, gjatë ndeshjes së tyre në Ligën e Kampionëve.

Sport

02/10/2014 20:30

Tifozët e Ludogorets Razgrad gjatë ndeshjes kundër Real Madridit e provokuan Cristiano Ronaldon duke brohoritur emrin e rivalit të tij nga Barcelona, Lionel Messi, në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të mërkurën.

Ylli portugez ka thënë se nuk u ka kushtuar rëndësi, por duket se nuk ishte ashtu.

“Gjatë jam profesionist, asgjë nuk mund të më bëj që të dal nga takti”, u shpreh ai.

Mirëpo, Ronaldo gjatë tërë ndeshjes ishte nervoz, dhe përveç penalltisë së humbur në një rast edhe u përplas me një kundërshtar duke e qëlluar në këmbë derisa ishte i shtrirë në tokë.

Ronaldo, qetësohu.