Messi e kalon Ronaldon, barazon Raulin (Video)

Lionel Messi ka barazuar rekordin e Raulit si golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Kampionëve, duke arritur numrin e 71 golave në këtë garë.

Sport

05/11/2014 22:23

Lionel Messi ka shënuar 71 gola në historinë e Ligës së Kampionëve, duke e tejkaluar kështu Ronaldon, teksa ka barazuar rekordin e Raulit.

Ai ka shënuar dy gola në ndeshjen e cila është duke u zhvilluar kundër Ajaxit, në Holandë në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Golin e parë, Messi e shënoi në minutën e 36’ me kokë teksa të dytin e shënoin në minutën e 75’ falë asistimit të Pedros.

Video