Messi e ka një mesazh për Griezmann

“Ai është një lojtar i madh dhe ne do të kuptoheshim mirë në fushë".

Sport

06/06/2018 23:57

Leo Messi ka respekt të madh për Antoine Griezmann.

Argjentinasi thotë që do të kuptohej shumë mirë me francezin në fushë, përcjellë “Lajmi.net”.

“Ai është një lojtar i madh dhe ne do të kuptoheshim mirë në fushë”, deklaroi Messi për “Mundo Deportivo”.

“Ai është duke kaluar në një moment të madh të karrierës së tij. Nuk është transfer i 100%-të për ne por sa më shumë kualitet që do të shtohet në skuadër aq më mirë për ne”, shtoi ai. /Lajmi.net/