Messi e heshtë Bernabeun, Barcelona e fiton El Clasicon (VIDEO)

Barcelona e ka fituar ‘El Clasicon’ ndaj Real Madridit.

Sport

23/04/2017 22:37

Katalanët kanë arritur të marrin tre pikë në ‘Santiago Bernabeu’, duke e mposhtur Real Madridin me rezultat 2:3.

Kjo fitore e Barcelonës, e rihap garën për titull në La Liga, duke premtuar një fund dramatik në Spanjë.

Casemiro në minutën e 28-të, e kaloi në epërsi Real Madridin, por pesë minuta më vonë, barazoi Barcelona me anë të Lionel Messit.

Në pjesën e dytë, Rakitic me një super-gol i dha epërsinë e parë Barcelonës, duke shënuar në minutën e 73-të.

Nga minuta e 77-ta, Reali luajti pa një lojtar, pasi Ramos u ndëshkua me karton të kuq, pas një ndërhyrje në Lionel Messin.

Edhe me një lojtar më pak, Reali nuk u dorëzua duke barazuar në 2:2 me anë të James Rodriguez, në minutën e 86-të.

Por, i gjithë spektakli ishte rezervuar për minutën e fundit, kur Messi shënoi për 2:3, për tre pikë shumë të rëndësishme për Barcelonën./Lajmi.net/


Lionel Messi Goal HD – Real Madrid 2-3… by Video-Sport


Ivan Rakitic Goal HD – Real Madrid 1-2… by fotlive

Lionel Messi Goal HD – Real Madrid 1-1… by soccerhub365


rsygfygsygsygsyxdgr by footballeverywhere

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy