Messi e fiton Këpucën e Artë

Këpuca e Artë për sezonin 2017/2018 i ka takuar Lionel Messit.

Sport

20/05/2018 23:12

Ylli argjentinas ka arritur të fitojë Këpucën e Artë të Evropës me 34 gola të shënuara këtë sezon në La Liga.

Ai la pas Mohamed Salahun e Liverpoolit që ka shënuar 32 gola në Premierligë.

Podiumin e plotëson Kane me 30 gola, ndërsa Lewandowski (29), Immobile (29) e Icardi (29) – renditen pas tyre si golashënuesit më të mirë këtë edicion në top ligat Evropiane./Lajmi.net/