Messi e dëshiron Chelsean

Në rast se largohet nga Barcelona në fund të këtij sezoni, sulmuesi Lionel Messi do të transferohet në Chelsea, raporton tabloidi britanik “Daily Express”.

Sport

27/11/2014 19:32

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, dëshiron t’i bashkohet Chelseas në marrëveshje me vlerë prej 200 milionë funte, në fund të këtij sezoni.

E ardhmja e Messit në Camp Nou është vënë në qendër të spekulimeve.

Arsenal dhe Manchester United janë përmendur në mesin e klubeve të interesuara për shërbimet e tij, por “Daily Express”, raporton se argjentinasi preferon Chelsea.

Tabloidi britanik shkruan se Messi dëshiron të bashkohet me shokun e tij Cesc Fabregas në Stamford Bridge.

Transferimi i Messit në Chelsea do të ishte më i madhi në histori të futbollit, por mbetet të shihet nëse do të realizohet me të vërtetë.