‘Messi duhet ta dëgjojë trajnerin’

Lionel Messi ka refuzuar të zëvendësohet në ndeshjen ndaj Eibarit, gjë kjo e cila ka shkaktuar reagimin e trajnerit të Ajaxit, Frank de Boer i cili ka thënë se argjentinasi duhet ta dëgjojë trajnerin.

Sport

21/10/2014 00:33

Frank de Boer ka thënë se Messi duhet ta dëgjojë trajneri. Nëse je lojtari më i mirë në botë, nuk do të thotë që mund të refuzosh urdhërat e trajnerit.

“Ai është lojtari më i mirë në botë dhe do të jetë i tillë për shumë vite tjera”, tha trajneri i Ajaxit për reporterët.

“Leo gjithashtu ka një eksperiencë të shkëlqyer, kështu që mund ta dijë përafërsisht gjendjen e tij fizike. Sidoqoftë, kur trajneri thotë një gjë, atëherë ai duhet të dëgjojë”, përfundoi trajneri i Ajaxit.

Ajaxi përballet nesër me Barcelonën në Camp Nou për të zhvilluar ndeshjen në kuadër të Ligës së Kampionëve.