lajmi.net

Messi dominon Ronaldon

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, e ka filluar në mënyrë të jashtëzakonshme vitin 2015. Ylli argjentinas ka realizuar gjashtë gola në La Ligë, për dallim nga tre të rivalit nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo.

Sport

27/01/2015 08:37

Lionel Messi e ka filluar furishëm vitin 2015. Sulmuesi i Barcelonës ka realizuar gjashtë gola deri më tani gjatë këtij muaji në La Ligë.

Dhe, kështu ai e ka dominuar rivalin e tij nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo, i cili më 2015 ka shënuar vetëm tri herë.

Ndonëse, ylli portugez vazhdon të kryesojë në renditjen e realizatorëve më të mirë në kuadër të La Ligës me 28 gola, Messi është duke iu afruar shpejtë.

Reprezentuesi argjentinas gjendet në kuotën e 21 golave dhe mund t’i afrohet edhe më tepër Ronaldos i cili do të mungojë sigurt në ballafaqimin e radhës të Real Madridit për shkak të përjashtimit në duelin me Cordoban në fundjavë. 

Messi ‘dominon’ Ronaldon

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi është sportisti i shtatë më i dashur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por i pari në mesin e të huajve. Kurse, rivali i tij Cristiano Ronaldo zë pozitën e 18-të.

Sport

25/04/2014 17:30

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi është sportisti i shtatë më i admiruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i pari në mesin e të huajve, sipas një studimi të realizuar nga revista Business Insider.

Në renditje kryeson legjenda e basketbollit Michael Jordan, ish ylli i Chicago Bulls, i cili ka lënë pas vetes yllin e futbollit amerikan Peyton Manning dhe basketbolliste e NBA, LeBron James e Kobe Bryant.

I pesti është golfisti Tiger Woods, kurse Messi del i shtati pas një tjetër ylli të futbollit amerikan, Tom Brady.

Mirëpo, reprezentuesi argjentinas është larg para rivalit të tij kryesor nga Real Madrid, Cristiano Ronaldo i cili ka zënë pozitën e 18-të. 

LM