lajmi.net

Messi do të vazhdojë me Barcelonën

Lionel Messi dhe Barcelona kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit dhe do ta zyrtarizojnë kontratën e re të yllit argjentinas brenda kësaj jave, raporton Sport.es.

Sport

13/05/2014 13:51

Është vetëm çështje ditësh, por Lionel Messi do të vazhdojë kontratën e tij me Barcelonën. Portali Sport.es ka bërë të ditur se ylli argjentinas do të jetë ‘përforcimi’ i parë i gjigantit katalan për edicionin e ri.

Palët raportohet se kanë arritur marrëveshje në bazë prej rreth 20 milionë eurosh në stinor, për pesë vitet e ardhshme, duke e shndërruar Messin në futbollistin më të paguar në botë.

Detajet e fundit pritet të sqarohen para të shtunës, kur do të zhvillohet ‘finalja’ e madhe e La Ligës kundër Atletico Madridit.

Gjiganti katalan do ta mbrojë titullin e kampionit në Spanjë në rast të fitores ndaj skuadrës së Diego Simeones. Por, mysafirëve ju konvenon edhe barazimi për t’u kurorëzuar me titull kampion. 

Messi do të vazhdojë me Barcelonën

Lionel Messi është shumë pranë vazhdimit të kontratës me Barcelonën. Sulmuesi argjentinas nuk dëshiron të largohet nga Camp Nou dhe drejtuesit e klubit nuk duan ta shesin.

Sport

23/04/2014 14:00

E ardhmja e Lionel Messit është në Barcelonë.

Ylli argjentinas do të largojë të gjitha spekulimet që e vejnë në dyshim qëndrimin e tij në Camp Nou.

Ai është shumë pranë vazhdimit të kontratës me gjigantin katalan, ka njoftuar e përditshmja sportive Mundo Deportivo.

Messi nuk dëshiron të largohet nga Barcelona dhe Barcelona nuk dëshiron të ndahet me futbollistin e saj kryesor, andaj palët janë duke diskutuar detajet e fundit para zyrtarizmit të marrëveshjes për vazhdimin e bashkëpunimit.

Krerët e klubit duan të zyrtarizojnë kontratën e re të Messit para fillimit të Kampionatit botëror 2014 në Brazil. 

LM