Messi, do të ha për së gjalli

Mbrojtësi i Ajaxit të Amsterdamit, Stefano Denswill ka thënë se gjithmonë do të mundohet të ndalë çdo sulmues, përfshirë Lionel Messin. 20-vjeçari do të takohet me yllin argjentinas kur kampioni i Holandës të vizitojë Nou Campin të mërkurën mbrëma në kuadër të ndeshjes së vlershme për Grupin H në Ligën e Kampionëve. Por, në vend…

Sport

17/09/2013 16:14

Mbrojtësi i Ajaxit të Amsterdamit, Stefano Denswill ka thënë se gjithmonë do të mundohet të ndalë çdo sulmues, përfshirë Lionel Messin.

20-vjeçari do të takohet me yllin argjentinas kur kampioni i Holandës të vizitojë Nou Campin të mërkurën mbrëma në kuadër të ndeshjes së vlershme për Grupin H në Ligën e Kampionëve.

Por, në vend se të ndjenë presionin e përballjes, Denswill ka insistuar se mezi pret takimin me Messin.

“Ankth të luaj kundër Messit? Mund të jetë vështirë, por si mbrojtës i Ajaxit ju duhet të mundoheni të hani çdo sulmues të gjallë, pa marr parasysh a është emri i tij Messi ose dikush tjetër. Për mua kjo ndeshje do të jetë sfidë e mirë dhe një moment ku do të di se ku qëndroj kundër më të mirëve në botë”, deklaroi Denswill për De Telegraaf.

“Do të jetë bukur që ndeshen me Messin, do të jetë përkrahje e madhe për karrierën time nëse arrij ta ndali”, përfundoi ai.