Messi dhe Suarez më produktivë se të gjitha skuadrat e La Ligas këtë edicion

Në ndeshjen që Barcelona e fitoi me rezultatin 3:0 ndaj Eibar, golashënuesit ishin Luis Suarez e Lionel Messi.

Sport

13/01/2019 23:32

Sulmuesi nga Uruguai shënoi dy gola kurse argjentinasi Messi shënoi njëherë për t’i dhënë tri pikë skuadrës katalane.

Kështu, Messi është ngritur në kuotën e 17 golave, kurse Suarez regjistron 14 të tjera, duke kombinuar për 31 gola këtë edicion.

Sipas statistikave të “Opta”,  asnjë skuadër nuk ka shënuar më shumë gola se dyshja e Barcës (Sevilla dhe Celta kanë shënuar nga 31 gola), transmeton lajmi.net.

Kjo tregon se sa të jashtëzakonshëm janë dyshja e Barcelonës, e sidomos Leo Messi, i cili sot shënoi golin e 400-të në La Liga.

Ai është lojtari i parë që ka prekur këtë shifër. Sigurisht se ai do të regjistrojë edhe shumë gola të tjera. /Lajmi.net/