“Messi dhe Ronaldo janë më të mirët në botë”

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë më të mirët në botë sipas Luis Figos.

Sport

29/05/2017 02:02

Legjenda e futbollit portugez, që në karrierën e tij të bujshme ka veshur fanellat e Barcelonës, Real Madridit e Interit, ka folur për dy futbollistët më të mirë sot në botë, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldo.

Messi e Ronaldo prej vitesh janë pjesë e një debati, për më të mirin e historisë së futbollit.

“Ata të dy janë më të mirët. Do të jetë gjithmonë vështirë për të zgjedhur mes tyre”, ka deklaruar Figo.

“Si Ronaldo edhe Messi, kanë fituar të çmimet individuale në botën e futbollit, gjë që tregon talentin e tyre të jashtëzakonshëm. Unë kurrë nuk do të zgjedh mes tyre”./Lajmi.net/