Messi dhe komentatori i çmendur

Ai mund të mos jetë fitues i Topit të Artë, por magjia e Lionel Messis nuk tregon shenja të zbehjes. Derisa ylli i Barcelonës vazhdon të realizojë gola të jashtëzakonshëm, komentatorët kanë mbetur pa fjalë në tentim për të përshkruar talentin e tij. Të gjithë përveç Ray Hudson i cili bëri një përshkrim të pazakonshëm…

Sport

17/01/2014 08:53

Ai mund të mos jetë fitues i Topit të Artë, por magjia e Lionel Messis nuk tregon shenja të zbehjes.

Derisa ylli i Barcelonës vazhdon të realizojë gola të jashtëzakonshëm, komentatorët kanë mbetur pa fjalë në tentim për të përshkruar talentin e tij.

Të gjithë përveç Ray Hudson i cili bëri një përshkrim të pazakonshëm për golin e bukur të Messit kundër Getafes në Copa del Rey të enjten.

“Duket sikur ai luan në def i ulur në gjunjë”.

Hudson shpërtheu pasi Messi dribloi komplet mbrojtjen e Getafes para se të shënonte.

Dhe, Hudson bëri një prej komentimeve të të veçanta të dëgjuar ndonjëherë, dhe duhet ta dëgjoni edhe vetë për ta besuar.