“Messi dhe Hazard janë më të mirët në botë”

Bashklojtari i Eden Hazard tek Chelsea, Antonio Rudiger, ka dhënë opinionin e tij rreth krahasimit Messi – Hazard – Ronaldo.

Sport

09/09/2018 17:15

“Për ta ndaluar atë duhet ta ndalesh me gjithë skuadrën, sepse i vetëm, nuk ke gjasa”, ka deklaruar Rudiger.

“Për mua, më i miri është Messi pastaj vije Hazard” ishin fjalët e reprezentuesit gjerman.

Këto fjalë janë komentet më të mira që belgu mund t’i dëgjojë nga bashklojtari i tij.

Emri i Eden Hazard shpeshherë dëgjohet në krahasimet me Ronaldon e Messin, por edhe me Neymar e Mbappe. /Lajmi.net/