Messi dhe Bale nën objektiv

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi dhe ai i Real Madridit, Gareth Bale do të jenë në qendër të vëmendjes sonte në finalen e Copa del Rey. Televizioni RTVE ka ndarë nga një kamerë që do t’i përcjellë ata gjatë gjithë kohës.

Sport

16/04/2014 13:51

Televizioni RTVE ka njoftuar se gjatë El Clasicos sonte mes Barcelonës dhe Real Madridit në finalen e Copa del Rey, do të ndajë një kamerë të posaçme që gjatë gjithë kohës do të përcjellë Lionel Messin dhe Gareth Bale.

Messi është gjithmonë në qendër të vëmendjes, e sidomos në ballafaqimet kundër rivalit të përhershëm, Real Madrid.

Ndërsa, në mungesë të Cristiano Ronaldos, Bale pritet të luajë rol kyç në shpresat e Los Blancos për të fituar Kupën.

Andaj, RTVE do të përkujdeset që çdo lëvizje e tyre të jetë nën objektivin e kamerës, gjatë gjithë kohës së ballafaqimit që zhvillohet sonte në stadiumin Mestalla në Valencia, dhe do të fillojë në ora 21:30.