Messi dhe Argjentina dështojnë përballë kombëtares së paparashikueshme të Islandës

Argjentina ka dështuar të startojë me fitore në Kupën e Botës, duke barazuar 1:1 me Kombëtaren e Islandës në ndeshjen e zhvilluar të shtunën pasdite.

Sport

16/06/2018 16:53

‘Otkrytiye Arena’ në Moskë ishte shtëpia që priti këtë përballje të vlefshme për grupin D, e cila përfundoi pa fitues 1:1.

Argjentina golin e epërsisë e gjeti në minutën e 19’, kur Sergio Aguero bëri një lëvizje të mençur dhe të shpejtë, për të dërguar topin në rrjetën e Islandës.

Kjo epërsi nuk zgjati më shumë se katër minuta.

Islanda arriti të barazonte në 1:1 në minutën e 23’, kur shënoi Finnbogason.

Në pjesën e dytë, Argjentina kishte mundësi të artë të rikthente epërsinë, por Lionel Messi dështoi të mposhte portierin Halldorsson nga penalltia në minutën e 64.

Në fund, Argjentina 1:1 Islanda./Lajmi.net/