Messi, çka i ke punët?

Barcelona ka njoftuar se Lionel Messi është duke u stërvitur, por klubi katalan nuk ka bërë të ditur nëse ylli argjentinas do të jetë në dispozicion për ndeshjen kundër Athletic Bilbaos, të shtunën.

Sport

09/09/2014 10:27

Barcelona ka njoftuar se Lionel Messi, së bashku me Andres Iniestan e Thomas Vermaelen kanë stërvitur së bashku, në mungesë të një numri të madh të bashkëlojtarëve që kanë shkuar në obligimet e tyre ndërkombëtare.

Mirëpo, gjiganti katalan nuk ka bërë të ditur nëse Messi, ose dy të tjerët do të rikuperohen për ndeshjen e ardhshme kundër Athletic Bilbaos në Camp Nou, të shtunën.

Messi ka një problem muskulor, Iniesta nuk ndihet mirë në gju, kurse Vermaelen, i cili erdhi në Barcelonë gjatë afatit kalimtar të verës ka ende telashe me preponat.

Barcelona është i vetmi ekip në La Ligë që ka shënuar dy fitore në dy xhirot e para të sezonit të ri.