Messi bëhet ‘mbret’ në shtëpinë e Ronaldos (FOTO)

"Mundo Deportivo" e ka përshkruar ngjarjen si kurorëzim të Messit në shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Lisbonë.

Sport

28/09/2017 09:29

Lionel Messi u prit si mbret para dhe pas përfundimit të ndeshjes mes Barcelonës dhe Sporting Lisbonës në Ligën e Kampionëve.

Sulmuesi argjentinas arriti të takohet me një tifoz i cili hyri në fushë dhe u përkul para tij duke ia puthur shputën e këmbës.

“Mundo Deportivo” e ka përshkruar ngjarjen si kurorëzim të Messit në shtëpinë e Cristiano Ronaldos në Lisbonë, përcjell “lajmi.net”.

Barcelona fitoi me rezultat 1:0 me autogolin e Coates. /Lajmi.net/