Messi befason me fjalët për Guardiolën

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se nuk ka asnjë raport me ish trajnerin e tij Pep Guardiola, pas largimit të këtij të fundit nga Camp Nou.

Sport

05/05/2015 15:11

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi ka insistuar se nuk ka më raport të veçantë me ish trajnerin e tij Pep Guardiola, para duelit të parë me Bayern Munichun në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

27-vjeçari ishte një prej futbollistëve kryesorë në kohën kur Guardiola drejtonte gjigantin katalan mes 2008-2012.

Por, ai sot nuk ka më ndonjë lidhje me të.

“Ne kemi kaluar kohë të mrekullueshme derisa Pep ishte këtu. Kemi fituar shumë tituj dhe u zhvilluam së bashku”, deklaroi Messi në konferencë për shtyp.

“E kam parë disa herë prej kur është larguar por nuk kemi asnjë lloj raporti mes vete tani”, u shpreh ai.