Messi, bashkëlojtar i ëndrrave

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka thënë se paraqitja përkrah Lionel Messit është realizim i ëndrre për të. Ylli brazilian u transferua në Nou Camp gjatë verës nga Santos, dhe ka realizuar dy gola në shtatë paraqitje në La Ligë. Edhe pse aventura e deritashme e tij në Kampionatin spanjoll ka mbetur nën hije nga shkëlqimi…

Sport

14/10/2013 21:09

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar ka thënë se paraqitja përkrah Lionel Messit është realizim i ëndrre për të. Ylli brazilian u transferua në Nou Camp gjatë verës nga Santos, dhe ka realizuar dy gola në shtatë paraqitje në La Ligë.

Edhe pse aventura e deritashme e tij në Kampionatin spanjoll ka mbetur nën hije nga shkëlqimi i argjentinasit, Neymar është i lumtur që luan së bashku me të.

“Është realizim i një ëndrre dhe burim i jashtëzakonshëm i krenarisë”, deklaroi Messi për të përditshmen sportive spanjolle AS.

“Messi është futbollist fantastik, gjeni. Jashtë fushës ai është prapë i tillë. Shpresoj të jem në gjendje ti ndihmoj edhe atij sepse është nder i madh për mua të luaj së bashku me të”, u shpreh Neymar.