Messi – Barcelona, konfirmon gjithçka Suarez

Edhe Luis Suarez ka folur për situatën e Lionel Messit te Barcelona.

Sport

14/01/2017 19:11

Argjentinasi ka disa ditë që është vënë në qendër të vëmendjes për mos vazhdimin e kontratës me Barcelonën.

Por, sulmuesi uruguaian ka treguar se tashmë Barcelona e dinë se çfarë po kërkon Messi, duke besuar se gjithçka do të shkojë mirë.

“Shtypi i ka bërë gjërat film. Barcelona e di çfarë dëshiron Messi. Ne jemi shumë të qetë, pavarësisht të gjithave që janë thënë”, ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6