Messi: Barcelona e vërtetë

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se dueli i kthimit kundër Manchester Cityt dhe fitorja 2:1 në Camp Nou trefoi fytyrën e vërtetë të skuadrës katalane. Ylli argjentinas shënoi njërin nga golat që ia siguruan Barcelonës fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. “Pas dy lëshimeve shumë serioze në La Ligë, në…

Sport

12/03/2014 22:21

Sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi ka thënë se dueli i kthimit kundër Manchester Cityt dhe fitorja 2:1 në Camp Nou trefoi fytyrën e vërtetë të skuadrës katalane.

Ylli argjentinas shënoi njërin nga golat që ia siguruan Barcelonës fitoren dhe kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

“Pas dy lëshimeve shumë serioze në La Ligë, në ndeshjet ku nuk luajtëm mirë, sonte e kemi parë Barcelonën që njerëzit presin ta shohin dhe e mposhtëm një rival shumë të vështirë”, deklaroi Messi pas ndeshjes.

“E dinim se duhet të shënonim një gol për të qetësuar vetën sepse ishim të vetëdijshëm për potencialin e kundërshtarit. Pavarësisht golit të tyre mendoj se kualifikimi nuk ishte asnjëherë në rrezik. Ne luajtëm mirë gjatë gjithë kohës dhe arritëm objektivin e kualifikimit tutje”.