Messi apo Ronaldo? Ky është mendimi i trajnerit të Gjermanisë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, ka thënë se Lionel Messi është lojtar më i kompletuar se Cristiano Ronaldo.

Sport

25/05/2018 17:32

Low gjatë një interviste për ‘Bild’, i është përgjigjur pyetjes nëse do të kishte mundësinë se cilin lojtar do të merrte në Kombëtaren e Gjermanisë, mes Messit dhe Ronaldos.

“Unë zgjedh Messin. Ronaldo është jashtëzakonisht i mirë, profesional i madh dhe një golashënues i pabesueshëm. Por, sipas mendimit tim, Messi është lojtar më i kompletuar”, ka deklaruar Low./Lajmi.net/