Messi apo Maradona? Befason Pirlo

Andrea Pirlo beson se Lionel Messi nuk do të mund të krahasohet me Diego Armando Maradonën, nëse gjatë karrierës së tij nuk e fiton një titull të Kupës së Botës.

Sport

11/06/2018 17:53

Messi që ka fituar pesë herë Topin e Artë, është pjesë e një debati të madh nëse është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave.

Ka nga ata që këtë nuk e kontestojnë, por, Pirlo thotë se Messi për të hyrë në mesin e të mëdhenjve duhet të fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

“Do të jetë e rëndësishme për të dyja palët, Messin dhe Argjentinën, që të fitojnë Kupën e Botës”, ka deklaruar Pirlo.

“Leo është gjithmonë në krahasim me Maradonën, por duhet të fitojë Kupën e Botës. Përndryshe, ai nuk mund të hyjë në radhën e më të mëdhenjve”./Lajmi.net/