“Messi 33”, ja pse Superkupa është historike dhe simbolike për yllin e Barcelonës

Pak lojëra si kjo e afërmja, Superkupa e Spanjës, mund të ketë kaq shumë ngarkesë simbolike dhe historike për Messin. Kundër Sevilla, skuadrës që i ka shënuar më shumë gola në karrierën e tij (31 gola në 33 ndeshje), argjentinasi do të mbajë shiritin në krah, për herë të parë si kapiteni zyrtar i Barçës. Kjo do të thotë që, nëse fiton Barça, do të ishte hera e parë që do ta ngrinte si kapiten trofeun.

Sport

11/08/2018 20:37

Dhe nuk do të ishte ndonjë titull dosido. Në rast triumfi, Messi do të bëhet lojtari më i suksesshëm në historinë e Barcelonës (33 trofe të fituar), konfirmim se ai është lojtari më i rëndësishëm në klub, të paktën në aspektin e titujve.

Për të “recituar” rekordin e tij të trofeve, ju duhet të merrni frymë: 4 Liga Kampionesh, 9 La Liga, 3 Botërorë për Klube, 6 Kupa Mbreti, 3 Superkupa Europiane dhe 7 Superkupa Spanjolle. Messi është rritur progresivisht gjatë 13 vjetëve të fundit, nën urdhërat e trajnerëve të tillë si Rijkaard, Guardiola, Luis Enrique dhe Valverde, apo si bashkëlojtar i të paharrueshmëve si Xavi dhe Iniesta. Këta dy të fundit nuk janë më pjesë e skuadrës blaugrana, ndaj ia kanë lënë derën hapur argjetinasit për të arritur rekordin absolut të titujve.

Parasezoni ka qenë i qetë për Messin, ai nuk ka krijuar lajme këtë verë. E la Kupën e Botës së Rusisë në heshtje, ashtu siç ai luajti. Pas dështimit, ai kaloi pushimet nëpër vende të ndryshme të botë. Së pari në Karaibe, në Turks dhe Caicos (Santo Domingo).

Pastaj, në Ibiza, ku e lejoi veten të fotografohet edhe me amatorë. Me sa duket, ai ka qenë i inkurajuar dhe e ka rinovuar forcën në trajnimet e para. Leo ka shfaqur edhe video, duke luajtur me qenin e tij gjigand. Në marrëveshje me Valverde, ai nuk u bashkua me Barcelonën në turneun e SHBA, por qëndroi duke punuar me Pique, Alba dhe Busquets në Katalonjë, për të arritur në Superkupën e Spanjës pa ndonjë ndryshim orari, apo udhëtimi të panevojshëm. Në këmbim, po, ai nuk ka luajtur në miqësore. Gjendja e formës së tij sportive është e panjohur.

Messi vjen nga një sezon, në të cilin, përveç Kupës së Botës dhe një nate të zezë në Romë, nuk tregoi simptoma të rënies. Ai luajti 54 ndeshje, shënoi 45 gola dhe mori “Këpucën e Artë”, si dhe një dopietë trofesh të rinj me Barçën. Sezonin e ri ai synon të arrijë Zarra, i vetmi lojtar me gjashtë trofe të golashënuesit më të mirë.

Megjithatë, sfida e tij e vërtetë është të riafirmimi i vetvetes si në vitin 2014, kur rënia në finalen e Kupës së Botës dhe problemet e tij na bënë të mendojmë për një rënie edhe në rang klubi. Por, në fakt, asokohe, Leo Messi u përgjigj me një tripletë, në vitin 2015./Telesport/