Messenger vjen me risi

Facebook njoftoi se është duke testuar mundësinë e krijimit të bisedave “sekrete” brenda shërbimit të aplikacionit Messenger.

Auto & Tek

02/03/2017 00:15

Bisedat e reja “sekrete” do të jenë të pa aksesueshme, që do të thotë se Facebook nuk do të jetë në gjendje t’i lexuar ato, ose t’i dorëzojë tek autoritetet e zbatimit të ligjit,në rast se ata do t’i kërkojnë.

Përdoruesit do të mund ta caktojnë një orar të caktuar për bisedat e tyre sekrete në Messenger, të cilat do të fshihen pas një periudhe të caktuar kohe.

Platformat e tjera të mesazheve që e kanë aplikuar këtë metodë të protokollit të sigurisë janë iMessage të Apple dhe platforma të tjera të mesazheve të Facebook, si WhatsApp.