Messenger tani mund të përdoret pa pasur fare llogari në Facebook

Facebook dhe Messenger ishin aq thellë të bashkuar, sa që ju nuk mund të kishit njërin pa tjetrin. Por, jo më!

Auto & Tek

24/06/2015 20:14

Sot, Messenger filloi t’i lejojë njerëzit pa ndonjë llogari në Facebook që të hapin një llogari për Messenger në iOS dhe Android.

Në SHBA, Kanada, Peru dhe Venezuelë, përdoruesit filluan të shihnin një opsion mirëseardhjeje në ekranin e Messenger që thoshte “Nuk jeni në Facebook? Klikoni në të dhe ju mund të hapni llogari me emrin tuaj, numrin e celularit dhe një foto”, transmeton Lajmi.net.

Por, Facebook ende i inkurajon njerëzit të cilët kanë llogari në Facebook që t’i përdorin ato të dhëna.

Ky është edhe hapi i fundit që Facebook është duke e ndërmarrë për të dominuar botën në shërbimin e bisedave online. Mesazhimi është bërë shpejtë një metodë e preferuar e komunikimit, sidomos tek njerëzit e rinj.