Messenger befason: Gjeni këtë veprim të fshehur (FOTO)

Facebook Messenger ka prezantuar një lojë sekrete në këtë aplikacion.

Auto & Tek

18/03/2016 22:04

Nganjëherë bisedat në chatin e Facebookut mund të bëhen të thata dhe ju nuk keni çfarë tjetër të shtoni mes vete. Andaj, në këto raste rrjeti shoqëror ka krijuar një lojë që ju ta lozni me shoqërinë tuaj. Më parë Messenger kishte ofruar lojën e shahut por shahu nuk është për të gjithë, transmeton ORAinfo.

Për ta luajtur këtë lojë duhet t’i ndiqni këta hapa:

1. Fillimisht sigurohuni që e keni versionin më të ri të Messengerit, sepse nëse nuk e keni ju vetëm sa do t’i dërgoni shoqërisë suaj një emotikë koti.

2. Gjeni emotikën e topit të basketbollit me dikë që nuk iu flitetet më.

3. Pastaj do të shfaqet një fushë basketbollit dhe mundohuni të gjuani në shportë. Kënaquni!/ORAinfo/