Mësoni si duhet t‘i vini fëmijët në gjumë, me apo pa çorape

Fëmijët duhet të flenë me çorapë. Këtë madje duhet ta mendoni edhe për vetën tuaj, nëse doni të keni një gjumë më të rehatshëm. Kështu sugjerojnë studimet e fundit.

Lifestyle

10/04/2017 03:06

Sipas “National Sleep Foundation”, fëmijët (por edhe të rriturit) duhet të flenë me çorape, kjo pasi diçka e tillë favorizon një gjumë më të mirë dhe të qetë.

Kjo pasi që ekziston një lidhje shumë e fortë mes qarkullimit të mirë të gjakut në ekstremitete dhe cilësisë të gjumit.

Në fakt në momentin që ekstremitetet janë të ngrohta, qarkullimi i gjakut është më i mirë dhe truri e percepton më mirë dhe më shpejt se është momenti i gjumit.

Pra veshja e çorapeve do të ishte një zgjidhje shumë e mirë kundër gjumit jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit.

Po nëse fëmija juaj djersitet gjatë natës?

Duket se veshja e çorapeve gjatë gjumit ndikon edhe në rregullimin e temperaturës trupore të fëmijës dhe për këtë arsye veshja e tyre mund të parandalojë djersitjen trupore.

Po nëse fëmija juaj nuk i preferon çorapet?     

Në këtë rast duhet të vendosni një batanije tepër në zonën e këmbëve të fëmijës në mënyrë që të ngrohni në mënyrën e duhur gjymtyrët e poshtme të fëmijës. Një zgjidhje e mirë do të ishte edhe veshja e një palë pantofla të ngrohta para gjumit në mënyrë që këmbët e tij të jenë tepër të ngrohta.

Po me bebet si duhet të veprojmë?

Përpiquni t’i vishni fëmijës çorape prej materiali natyral duke evituar përdorimin e materialit sintetik, i cili nuk lejon ajrosjen e lëkurës duke bërë që këmbët të djersijnë. Nëse ndodh kjo mund të favorizohet zhvillimi i baktereve.