Mësoni shenjat e tyre të horoskopit (Foto)

Më poshtë po sjellim shenjat e horoskopit të disa politikanëve kosovarë, të cilat tregojnë karakterin e tyre si dhe emrat e disa personaliteteve të njohura botërore të lindura në shenjën e akcilit politikan.

ShowBiz

16/05/2016 15:26

Atifete Jahjaga – DEMI

Atifete Jahjaga është e lindur më 20 prill 1975 dhe në shenjën e Demit. Nën këtë shenjë i kemi presidenten, kryeministrin dhe zëvendësin e tij. Të lindurit në shenjën e Demit, nganjëherë nuk kanë fantazi dhe imagjinatë, ata kërkojnë më shumë mirëqenie materiale sesa shpirtërore dhe nuk thellohen në kulturën e tyre. E duan pronën edhe paranë, kanë solidaritet dhe forcë vullneti. Demat janë më tepër praktikë sesa intelektualë dhe janë të fiksuar në idetë e tyre duke u bërë skllevër të ideve të tyre. Ka raste kur ata ngulin këmbë si mushka në të tyren dhe bëhen të ngurtë. Nëse dikush i plagos ata bien pre e dhimbjes dhe duan që dikush t’ua bëjë qejfin vazhdimisht për të dalë nga kjo gjendje. Kur dikush prek telat e tyre të humorit ata qeshin si të çmendur. Janë punëtorë dhe artizanë të mirë, të ngadaltë në vendime.Në këtë shenjë horoskopi njihen: Toni Blair, Hitleri,Sadam Husein, Karl Marks, George Clooney, etj.

Isa Mustafa – DEMI

Isa Mustafa është i regjistruar se ka lindur më 15 maj 1951. Është shumë e mundur që data të mos jetë e saktë, mirëpo po e pranojmë se është e tillë, sidomos kur kështu e ka me letra! Karakteristikat e njëjta i ka si Hashim THAÇI, që është në të njëjtën shenjë horoskopi, pra nuk dallojnë fare as në karakter. Personave të lindur në shenjën e Demit, sikur që u duhet një kohë e gjatë derisa të lidhen me dikë, po ashtu më pas kanë besim të pafundmë te njerëzit, të cilët i konsiderojnë të afërt. Për këtë shkak, s’ka asgjë në botë që i pikëllon më shumë sesa tradhtia. Pjesëtarët e kësaj shenje nuk harrojnë asgjë, e lëre më kush i ka lënduar, dëshpëruar apo zemëruar. Ata mundohen që ta fshehin se sa të zemëruar janë. Ata presin që të hakmerren kur ju jeni më të dobëtit. Në këtë shenjë horoskopi njihen: Toni Bleri, Hitleri, Sadam Huseini, Karl Marx, George Clooney etj.

Hashim Thaçi – DEMI

Çfarë koinçidencë! Edhe shefi, edhe zëvendësi i shefit, të dytë janë lindur në shenjën e Demit. Edhe pse në letra Hashim Thaçi është i regjistruar se ka lindur më 24 prill 1968 ,është e mundur që asokohe në Burojë, t`ia kenë huqur dhe të mos e kenë regjistruar saktë. Sidoqoftë, të themi se ka lindur më 24 prill, kjo i bie që në horoskop ai është Dem. Karakteristikat e Demit janë: Për Demin, në jetë më së shumti rëndësi kanë dashuria dhe paratë, prandaj edhe frikët e tij janë të lidhura me këto gjëra. Nuk i pëlqen kur ndokush ia prish “tymin e duhanit”. Sikur të mos kuptonte se edhe gjërat jomateriale kanë rëndësi të njëjtë. Pasi janë dembelë, duhet të merren më shumë me aktivitete fizike. Ekuilibrin më së miri do ta arrijnë me punë kreative dhe qëndrim në natyrë. Në këtë shenjë horoskopi njihen: Toni Blair, Hitleri,Sadam Huseini, Karl Marks, George Clooney etj.

Albin Kurti – DASHI

Albin Kurti është i lindur më 24 mars 1975 dhe në shenjën e Dashit. Dashi e ka shumë të vështirë që të rrijë pa bërë asgjë. Shpesh rrezikon të bëjë lëvizje të pamenduara. Dashi i adhuron garat. Influenca e Marsit e shtyn atë të kërkojë konkurrencë edhe kur kjo e fundit është e kotë apo nuk i leverdis. Kjo e bën të duket person i dhënë pas zënkave. Dashi është i tillë saqë nuk mund të durojë që ndaj ofendimit, apo lëndimit që ia keni shkaktuar, të mos reagojë menjëherë. Nëse janë të lënduar, personat e kësaj shenje janë njerëzit më të këqij me të cilët mund të keni punë. Në këtë shenjë horoskopi njihen: Leonardo da Vinci, Vincent van Gogh, Marlon Brando etj.

Ramush Haradinaj – GAFORRE

Ramush Haradinaj u lind më 3 korrik 1968 dhe në shenjën e Gaforres. Pjesëtarët e kësaj shenje janë ndër praktikuesit më të shpeshtë të hakmarrjes, apo të paktën mendojnë për të. Dinë t’u “kapen” personave që i kanë lënduar ata më parë, për hiçgjë. Kur janë të zemëruar, ata e humbin arsyen. Është shumë i lidhur me bazat e tij. Me vështirësi mund të largohet nga familja e origjinës. Shpesh akuzohet që është një person kapricoz, por në fakt sjellja e tij ka lidhje me faktin që nuk ka shumë besim tek e tashmja. Gaforrja është shumë e lidhur me të kaluarën. Nuk e ka të lehtë të jetojë me kënaqësi të tashmen, në të cilën shpesh ndihet i humbur. Shpesh ai konsiderohet si shenjë me shumë ankime, pasi nuk ndihet mirë në të tashmen dhe e bën shpesh të ditur. Në të vërtetë thjesht ka nevojë për më shumë kohë se shenjat e tjera për të kuptuar dhe për të vlerësuar ato çfarë i paraqet jeta. Në këtë shenjë horoskopi njihen: Ernest Hemingway, Giorgio Armani, George W. Bush, Tom Hanks etj.

Kadri Veseli – BINJAKET

Ndër të metat më të mëdha të Binjakëve është karakteri i ndryshueshëm. Binjakët mund të shpërqendrohen kollaj dhe mjafton një gjë e vogël që t’i bëjë të harrojnë. Por, ai e merr shumë lehtë faljen e të tjerëve, falë mënyrës së tij të komunikimit që inspiron çdo gjë përveç hakmarrjes. Janë dialogues, me aftësi për humor, me një fjalë tipa që nuk i mërzisin të tjerët. Në këtë shenjë horoskopi njihen: Dante Alighieri, John Fitzgerald Kennedy, Bob Dylan, Marilyn Monroe, Angelina Jolie etj.

Vjosa Osmani – DEMI

Deputetja e LDK-së,Vjosa Osmani, e lindur më 17 maj 1982, është në shenjën e njëjtë sikur shefi i saj,Isa Mustafa. Përveç karakteristikave që mund t`i lexoni te Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, pasi janë në të njëjtën shenjë, personat e kësaj shenje nuk dëshirojnë ndryshimin e planeve të veta dhe nuk e durojnë poshtërimin. Krenaria e tyre rezulton me heshtje dhe në përgjithësi u mbesin dy opsione, ose të lënduar do të largohen, ose do të bëjnë gjithçka që nga përgjigjja negative ta ndryshojnë në përgjigje pozitive.Në këtë shenjë horoskopi njihen: Toni Blair, Hitleri, Sadam Huseini, Karl Marks, George Clooney etj.

Margarita Kadriu – AKREPI

Deputetja e pavarur, Margarita Kadriu, e lindur më 1 nëntor 1973, është në shenjën e Akrepit. Akrepat nuk tolerojnë të udhëhiqen nga të tjerët dhe kanë një sharm të parezistueshëm . Nëse ka diçka që Akrepi nuk e duron janë njerëzit që atij nuk i duken inteligjentë. Janë persona të fortë, rezistues dhe shumë kokëfortë. Por pas mureve tuaja të forta gjendet një zemër e artë, janë shumë sharmantë dhe të guximshëm, kështu që gjithmonë bëjnë sensacion të madh kudo që paraqiten. Asgjë nuk i gëzon, siç i gëzon fakti se duhet t’i përvjelin mëngët dhe të merren me punë. Janë të vetëdijshëm se zotërojnë një cilësi të madhe, domethënë nuk dorëzohen. Ushtrojnë një lloj tërheqjeje te njerëzit që i rrethojnë, falë inteligjencës së tyre të kthjellët e depërtuese. Janë shumë të rezervuar dhe nuk pranojnë kritika ose ndërhyrje.Në këtë shenjë horoskopi njihen: Hillary Clinton, Pablo Picasso, Indira Gandhi, Grace Kelly, Leonardo Di Caprio, Julia Roberts, Bill Gates etj.

Flora Brovina – PESHORE

Deputetja më e vjetër e Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina është e lindur më 30 shtator 1948 dhe është në shenjën e Peshores.Peshorja ashtu si simboli i saj sugjeron, kërkon ekuilibër në aktivitetet e saj dhe në çdo gjë me të cilën ajo lidhet. Harmonia që e karakterizon karakterin e Peshores e pengon atë të ketë paragjykime. Në çfarëdo lloj situate, të re apo të njohur më parë, do të japë kontributin e saj në mënyrë të përpiktë. Diplomacia e Peshores merret shpesh si mënyrë për të arritur qëllimet e saj dhe konsiderohet si një shenjë që u lëpihet të tjerëve.Në këtë shenjë horoskopi njihen: Friedrich Nietzsche, Oscar Wilde, John Lennon, Vladimir Putin etj.

Albulena Haxhiu – DEMI

Deputetja e VV-së, Albulena Haxhiu, e lindur më 11 maj 1987 në shenjën e Demit, si kundërshtarët e saj më të mëdhenj: Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, por edhe si Vjosa Osmani. Përveç të tjerash që u theksua më lart për shenjën e Demit, të lindurit nën këtë shenjë e duan natyrën, tryezën e mirë, qetësinë, ambientin e pastër, kështu që nuk ambientohen lehtë në qytetet e mëdha, të ndotur, që shkaktojnë stres. Gjithashtu ata janë kuriozë, kokëfortë, korrektë, të pastër, u pëlqen vetja, janë të ndershëm dhe shumë xhelozë. Të lindurit nën shenjën e Demit janë njerëz të papajtueshëm që e mbajnë inatin, shpeshherë ata janë ziliqarë dhe të gatshëm për të ndryshuar. Shumë nga këta njerëz janë të ndjeshëm dhe pak të ndrojtur, posesivë dhe egoistë. Ka raste kur ata ngulin këmbë si mushka në të tyren dhe bëhen të ngurtë, ultra konservatorë dhe grindavecë.Në këtë shenjë horoskopi njihen: Toni Bleri, Hitleri, Sadam Huseini, Karl Marx, George Clooney etj.