Mësojeni se pse është i shëndetshëm vaji i peshkut

Njerëzit që konsumojnë peshk kanë nivele më të larta të “omega-3”, acidit yndyror të gjetur në vaj. Peshku mund të ketë efekte më të mëdha në trurin e njeriut më të moshuar dhe kështu ndikon më shumë në ruajtjen e shëndetit të trurit, sipas studimit. Ngushtimi i madhësisë së trurit është një shenjë e sëmundjes…

Lifestyle

28/02/2014 08:07

Njerëzit që konsumojnë peshk kanë nivele më të larta të “omega-3”, acidit yndyror të gjetur në vaj. Peshku mund të ketë efekte më të mëdha në trurin e njeriut më të moshuar dhe kështu ndikon më shumë në ruajtjen e shëndetit të trurit, sipas studimit.

Ngushtimi i madhësisë së trurit është një shenjë e sëmundjes të njohur “Alzheimer”, si dhe plakjes së trurit. Gjatë studimit, nivelet e omega-3 – acideve yndyrore në qelizat e kuqe të gjakut, janë testuar në 1,111 gratë që ishin pjesë e studimit të organizatës “Shëndeti i Kujtesës së Grave”.

Tetë vjet më vonë, kur gratë ishin në moshën 78 vjeçare, janë bërë disa skanime në tru për të matur vëllimin e tyre të trurit.

Ato me nivelet më të larta të omega-3, kishin madhësi më të madhe të trurit pas tetë vjetëve. Ato me dy herë më shumë nivele të acideve yndyrore (7.5 vs 3.4%) kishin një vëllim më të madh 0.7% të trurit.

“Këto nivele të larta të acideve yndyrore mund të arrihen me anë të dietës dhe përdorimin e shtojcave dhe rezultatet tregojnë se efekti në vëllimin e trurit është i barabartë me humbjen normale të qelizave të trurit që vjen me plakjen”, tha autori i studimit James V Pottala, nga Universiteti i Dakotës në Sioux Falls.

Ato me nivele më të larta të “omega-3”, gjithashtu kishin një vëllim 2.7% më të madh në fushën e ndjeshme të trurit, i cili luan një rol të rëndësishëm të kujtesës. Sëmundja e njohur “Alzheimer”, fillon të ndodhë ende pa u shfaqur simptomat.