Mësohet trajneri i Bayernit për sezonin e ri

Jupp Heynckes do të mbetet trajner i Bayern Munich edhe për edicionin e ri.

Sport

11/01/2018 23:53

72 vjeçari gjerman pritet të mbetet në bankinën e gjigantit bavarez edhe në sezonin e ardhshëm.

Lajmi është konfirmuar nga media spanjolle, ‘MundoDeportivo’, përcjell lajmi.net.

Heynckes e mori drejtimin e Bayernit pas fillimit të sezonit, duke zëvendësuar të shkarkuarin Carlo Ancelotti, që nuk arriti rezultate të mira./Lajmi.net/