Mësohet skuadra e Ronaldos për sezonin e ri

Cristiano Ronaldo do të mbetet te Real Madridi, së paku edhe një sezon.

Sport

14/07/2017 18:17

Portugezi mori vëmendjen e medieve sportive kur në fillim të muajit qershor doli lajmi se dëshiron të largohet nga Real Madrid, shkaku i mos mbështetjes nga skuadra në problemet që i janë shfaqur atij me ligjin spanjoll, ku akuzohej për shmangie të tatimit.

Por sipas ‘Marca’, në zhveshtoren e Realit janë të bindur se Ronaldo do të qëndrojë.

Ata duke u bazuar në rrethanat që ndodhën tani, e po ashtu edhe atmosferën në skuadër, kanë lënë të kuptohet se Real Madridi mbetet vendi ideal për katër herë fituesin e Topit të Artë./Lajmi.net/