Mësohet se në cilën ndeshje Higuain do të debutojë për Chelsean

Gonzalo Higuain debutimin në fanellën e Chelsea pritet ta bëjë në mesjavë kundër Tottenham Hotspur në ndeshjen e kthimit të FA Cup.

Sport

19/01/2019 09:15

Chelsea janë pranë finalizimit të marrëveshjes për nënshkrimin e sulmuesit argjentinas, i cili aktualisht është i huazuar te Milan nga skuadra e Juventusit.

Për Gonzalo Higuain, Chelsea do të jetë skuadra e pestë e tij në Evropë, pas Real Madridit, Napolit, Juventusit dhe Milanit.

Edhe pse dëshira e ‘Bluve’ të Londrës ishte që transferimi i Higuain të përfundohet të premten që lojtari të jetë i gatshëm për të shtunën në derbin ndaj Arsenalit, kjo gjë nuk është arritur.

‘The Sun’ raporton se Chelsea synon ta ketë të gatshëm Higuainin për ndeshjen e të enjtes ndaj Tottenham Hotspur në FA Cup.

31 vjeçari ka rekord pozitiv në përballjet ndaj Tottenham, ku në tri ndeshjet e zhvilluara deri më tani ka arritur dy fitore dhe një barazim, me tri gola të shënuara./Lajmi.net/