Mësohet se ku do të transferohet Andres Iniesta

“Te Barcelona kanë filluar të besojnë se Andres Iniesta do të largohet”. Ky është titulli i medias së afërt me Barcelonën ‘Sport.es’.

Sport

16/03/2018 16:56

Kjo media, është marrë me spekulimet  e ditëve të fundit për të ardhmen e Andres Iniesta,.

33 vjeçari që gjithë karrierën e kaloi në ‘Camp Nou’, po përgatitet për një aventurë të re, shumë larg Evropës.

‘Sport.es’ shkruan se skuadra e Barcelonës ka filluar të besojë se Iniesta do të largohet në drejtim të Kinës, me një ofertë stratosferike që ka në tavolinë.

Iniesta 33 vjeçar, ka fituar të gjithë titujt e mundshëm me Barcelonën, duke regjistruar afër 450 paraqitje./Lajmi.net/