Mësohet se gjatë do të mungojë Gabriel Jesus pas lëndimit të rëndë që pësoi

Gabriel Jesus do t’i mungojë Manchester Cityt në dy muajt e parë të vitit 2018.

Sport

31/12/2017 16:26

Sulmuesi brazilian ka pësuar një lëndim të rëndë në gju në fillim të ndeshjes Crystal Palace – Manchester City, ndeshje që përfundoi pa fitues 0-0.

Lajmin për mungesën e Jesus e ka konfirmuar trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola.

“Ai ka probleme me ligamentin në gju. Nëse do të ishte ligamenti kryqëzor, ai do të ishte jashtë për pjesën e mbetur të sezonit dhe rikuperimi do të shkonte nga gjashtë muaj deri në një vit”, theksoi Guardiola./Lajmi.net/