Mësohet se çfarë u ka thënë Emery lojtarëve të PSG në pushimin e pjesës së parë

Mediet e huaja kanë arritur të zbulojnë se çfarë është folur në zhveshtoren e PSG-së pas pjesës së parë të ndeshjes me Barcelonën.

Sport

10/03/2017 18:57

PSG ka pësuar një nga humbjet më tronditëse në futboll, duke mos arritur të ruaj rezultatin 4:0 të ndeshjes së parë.

Trajneri i PSG-së, Unay Emery, në pushimin e pjesës së parë u ka kërkuar lojtarëve që t’i marrin parasysh këshillat e tij, dhe ta fitojnë betejën me Barcelonën.

“Më dëgjoni mua. Përgjatë karrierës time kurrë nuk kam luajtur më lartë se liga e dytë, kam përvojë më shumë se të gjithë ju, dhe kështu ju duhet të më dëgjoni mua”, u ka thënë Emery lojtarëve të PSG-së./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6