Mësohet sa i kushtoi Man Unitedit shkarkimi i Jose Mourinhos

Mancheseter United ka zbuluar se shkarkimi i Jose Mourinhos u ka kushtuar 22 milionë euro.

Sport

14/02/2019 13:51

Trajneri portugez u shkarkua nga Manchester United më 18 dhjetor të vitit 2018, pas një seri rezultatesh të dobëta në Premierligë, duke mbetur 11 pikë larg katër pozitave të para.

Mourinho kishte drejtuar ‘Djajtë e Kuq’ për dy sezone e gjysmë, për t’u zëvendësuar pastaj nga Ole Gunnar Solskjaer, që në dhjetë ndeshjet e para në të gjitha garat numëron dhjetë fitore, një barazim dhe një humbje.

Në raportin financiar të klubit, thuhet se lirimi nga detyra i Jose Mourinhos, së bashku me stafin e tij kanë çuar në shpenzimin e 22 milionë euro.

Kontrata e Jose Mourinhos me Manchester United përfundonte në qershor të vitit 2020./Lajmi.net/