Mësohet kundërshtari i Kosovës në fazën tjetër të Ligës së Kombeve?

Kosova duket se e ka në letër kundërshtarin në gjysmëfinale të Ligës së Kombeve.

Sport

18/11/2018 20:42

Përfaqësuesja e Kosovës aktualisht është lidere në Ligën D të Grupit 3, e ndjekur nga Azerbajxhani.

Djelmoshat tan mund të kenë një përballje të lehtë në fazën e gjysmëfinales, raporton “lajmi.net”.

Në rast se gjërat shkojnë në këtë kahje të parashikimit, atëherë është e qartë se Kosova (në rast se barazon ose mund Azarbejxhanin) si fitues e Grupit 3 , do të përballet me Gjeorgjinë në sfidën tjetër të gjysmëfinales në Ligën e Kombeve.

Këto përfaqësuese, pas dy vitesh do të garojnë në Ligën C. /Lajmi.net/