Mësohet koha e zyrtarizimit të Emre Can te Juventus

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, do të zyrtarizohet te Juventusi pas finales së Ligës së Kampionëve.

Sport

17/05/2018 20:20

Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can, do të zyrtarizohet te Juventusi pas finales së  Ligës së Kampionëve.

Palët kanë qenë në bisedime për disa muaj, por deri më tani nuk ka pasur asnjë fjalë zyrtare për të ardhmen e Can.

Gazetari Romeo Agresti i Goal ka raportuar se tashmë ka një marrëveshje.

Mesfushori ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me vlerë 5 milionë euro për sezon, plus bonuse.

Për respektin ndaj Liverpoolit, Juventusi nuk do ta bëjë zyrtare marrëveshjen para përfundimit të Ligës së Kampionëve.