Mësohet arsyeja pse tifozët e Sevillas e urrejnë Ramosin

Sergio Ramos vazhdon gjithnjë e më shumë të urrehet nga tifozët e Sevillas.

Sport

13/01/2017 19:39

Edhe pse ishte pjesë e kësaj skuadre, është me prejardhje nga ky vend, mbrojtësi 30 vjeçari vazhdon të fyhet rëndë sa herë që kthehet në këtë stadium, e skuadrën e Real Madridit.

Njëjtë ndodhi edhe mbrëmë në ndeshjen e Kupës së Mbretit, ku Sevilla barazoi 3:3 me Real Madridin.

“Prej dallim prej meje Rakitic dhe Alves nuk janë fëmijë të Sevillas, por gjithashtu këtë klub e kanë ndërruar me klubet tjera. Dhe derisa ata në rastin e kthimit këtu me klubet e reja, i presin si zotra, mua për 90 minuta më shajnë më nënë”, ka deklaruar Ramos i shqetësuar pas ndeshjes, përcjell lajmi.net.

Por, media katalane Sport, është mundur të sqaroi arsyen se pse Ramos ofendohet nga tifozët e Sevillas, dhe e njëjta gjë nuk ndodh me Rakiticin dhe Alvesin.

“Ramos duket se nuk e mban mend mënyrën e largimit të këtyre lojtarëve nga Sevilla. Ai ishte i ri dhe u largua nga Sevilla shkaku i parave, ndërsa Dani Alves dhe Ivan Rakitic u  transferuan te Barcelona pasi ndihmuan Sevillan të arrij suksese dhe dhuruan emocione të mëdha në konferenca për shtyp kur njoftuan largimin, konferenca që ishin me lot”, ka shkruar Sport./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6