Mësohet arsyeja interesante pse Donnarumma zgjodhi Milanin, para Juves dhe Interit

Gianluigi Donnarumma është portieri me perspektiven më të madhe në futboll.

Sport

24/02/2017 20:29

17 vjeçari që ka debutuar te Milani në moshën 16 vjeçare, ka mahnitur me paraqitjet e tij, duke u cilësuar si zëvendësuesi i Buffonit te Italia.

Babai i Gianluigit, ka deklaruar se kur i biri i tij ishte 14 vjeçar, për të interesim kishin shprehur Juventusi dhe Interi.

“Në moshën 14 vjeçare atë e kërkuan Juventusi dhe Interi, por ai zgjodhi Milanin, pasi fanella e kësaj skuadre ka qenë gjithmonë e preferuara e tij”, ka deklaruar babai i portierit Donnarumma./Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6