Mësohet arsyeja e vërtetë e mungesës së Neymar kundër Montpellier

Neymar do të mungojë në ballafaqimin e radhës të PSG në Ligue 1.

Sport

22/09/2017 21:11

Sulmuesi që i kushtoi PSG-së 222 milionë euro këtë verë për t’u bërë futbollisti më i shtrenjtë në histori, do të mungojë ndaj Montepellier.

Gjatë ditës pati lajme se arsyeja e mungesës së Neymar, është zënka që pati javën e kaluar me Cavanin ndaj Lyon, për ekzekutimin e penalltisë.

Por, PSG ka konfirmuar se Neymar do të mungojë kundër Montepellier shkaku i një lëndimi që ka pësuar.

25 vjeçari  pritet të jetë i gatshëm në sfidën e së mërkurës së ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich./Lajmi.net/