Mësohet arsyeja e vërtetë e largimit të Buffon nga Juventusi

Gianluigi Buffon në verën e fundit vendosi të largohej nga Juventusi, pas qëndrimit të gjatë prej 17 vitesh.

Sport

04/01/2019 08:23

I jashtëzakonshmi edhe pse 40 vjeçar, nuk u pensionua nga futbolli, por vazhdoi karrierën në Francë te kampionët e PSG-së.

Largimi i tij ishte i papritur për tifozët e futbollit, që ishin të bindur se një nga portierët më të mirë që ka pasur ky sport, do të mbyllte karrierën te Juventus.

Gjashtë muaj pas largimit të tij nga Juventus, drejtues të kësaj skuadre kanë treguar arsyen e vërtetë të largimit të Buffon.

“Ai së pari tha se do të pensionohet në fund të sezonit të kaluar. Ne kemi konfirmuar Szczesny si portier të parë. Pastaj ai mori një ofertë nga PSG dhe shkoi atje”,  ka deklaruar drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, përcjell ‘lajmi.net’.

Në Francë, portieri i famshëm italian synon të fitojë Ligën e Kampionëve, titull që nuk arriti ta fitonte me Juventusin./Lajmi.net/