Mësohet arsyeja e rrëzimit të aeroplanit që barte skuadrën Chapecoense

Mungesa e karburantit mund të kenë qenë shkaku i rrëzimit të aeroplanit të la të vdekur 72 udhëtarë në Kolumbi, përfshirë edhe lojtarët e skuadrës braziliane, Chapecoense.

Sport

29/11/2016 19:25

Mediet në Brazil së fundi shkruajnë raportojnë se njëri nga shkaqet e rrëzimit të aeroplanit që barte ekipin nga liga e parë e Brazilit drejt Kolumbisë për të zhvilluar finalen e ‘Sudamericana’, mund të ketë qenë mungesa e karburantit.

Ato bazohen në lidhjen e fundit që kanë pasur pilotët me kontrollin e fluturimit, përcjell lajmi.net.

Më herët është raportuar se shkak për rrëzimin e aeroplanit, mund të ketë qenë edhe ndonjë defekt në motor.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.